Statistiques
Blogspot            ancien site - cliquer ici / old website - click here            Poetrypoem

11 de mes poèmes traduits en albanais par le poète et écrivain Albert Nikolla

PDF
Imprimer
Envoyer

SJELLJA E ZERAVE TE LASHTE

(D’ANTIQUES VOIX SUAVES)

Éditions Institut Culturel de Solenzara

38, boulevard Flandrin

75116 Paris

Parathënie,

Jeta në thelli të zemrës, gjatë kalimit të saj na jep rrallëherë ndonjë moment gëzimi dhe shumë më tepër rrënoja. Gjithçka rreth shpirtit tonë shbëhet, shkrihet, ngrihet, kalbet, tjetërsohet duke ndenjur njëkohësisht në vazhdimësi zëri i fortë i së vërtetës. Nëse unë ju kërkoj të më thoni se cila është e vërtetat, a jeni të sigurte të ma shpjegoni me të gjitha detajet. Dhe nëse nuk ju pyes, a jeni të sigurtë të kjo e vërtetë ekziston. Doçka tepër e vështirë, e njëkohësisht aq e lehtë për tu kuptuar. Intimiteti i së vërtetës në kuptimshmërinë fluide, vjen nga ajo që kemi marrë nga shpirti para lindjes, nga intuita që na jepet si armë fillestare, dhe nga integrimi në natyre. Ka brenda këtij sistemi një kusht depërtues, ekstrem, në total përvëlues. Pjesa tjetër është mënyra sesi do ta shprehim këtë të vërtetë, në aspektin e njohjes instiktive, këtë përzgjatje filozofike primordiale, brenda thelbit të qenies.

Principi i vështirësisë së eksplorimit brenda dijes, nevojitet të shihet sipas të gjitha gjasave në shkëputjen e konsumuar mes shpirtit dhe arsyes së mendjes së kthjellët, kjo e fundit si dashnorja e fjalës që nevojitet të thuhet. E vërteta është e përjetshme dhe poeti është ndërmjetës i kësaj të vërtete. Posedon të pathyeshmen inteligjence ndjenjash, po inteligjencë zemre. Dhe kjo inteligjencë është universale. Për të kënduar bukur, nevojitet të gëzohet jeta në atë që është e pashtershme, marrjen në dorë të forcës krijuese që jeta ka, transformimin e momenteve të fuqishme në dritë të vazhdueshme, dhe kthimin e artit në burim mirësie.

NE KETE ORE OSE DIÇKA ME PRECIZE

(À CETTE HEURE OÙ PLUS PRÉCISE)

“Was bleibet aber, stiften die Dichter”

“Ajo çka mbetet, janë mendimet që ngrenë poetët”

Friedrich Hölderlin

Në këtë orë, ose diçka më precize,

Burimi i thelbit të butësisë,

Pikturon përballjen e saj mbi kristalin e zemrës,

Engjëjt ndalojnë fluturimin e tyre dhe mbajnë frymën.

O paqja e çuditshme dhe e nxehtë e mendimit,

Që na fal thjeshtësinë e gjërave që kemi,

I buti shkëlqim i një matafizike të gjerë,

Aromë e hollë korrjes së drithërave,

Murmurin në gjakut e bardhësisë së dendur.

E gjitha kjo na bën çdonjërin një këngë pa fund,

Një melodi që nuk njeh ndalim,

Një orë barazie në unifikimin e kohës.

E gjitha kjo u jep syve tanë,

Një seriozitet të egër në vetëdije jete,

Mbi lindjen dhe origjinën e rrugëve,

Që vijnë e shkojnë nga në shpirtin e ujërave,

ERA E JUGUT

(LE VENT DU SUD)

“Dëshiroj -thotë Pjetri, - që çdo virgjëreshë

të marrë llambën e saj në të paprekshmen pafajësi të qiellit

Supozimi i Maries (Merjemes) -Apokrif

E ngrohta erë e jugut,

Trazuar me një lumturi romantike përgëzon,

Veçse yjet!

Mbuluar me paqe, eci në pastërtinë e ëmbël të natës,

O fije bari miqësore, dhe lule plot jetë,

të bukurat motra të shpirtit,

ku përfundon rruga?

Çfarë drejtimi, çfarë melodie dhuruar nga këngët e reja,

Na duhet,

Në agimin e ekzistencës së gjithçkaje?

Kush jam unë, e kush jemi ne fund i fundit,

Që hëna të na mbulojë me dritë, mes yjesh,

Të rrjedhin krojet, dhe pilivesa të fluturojë ,

Pse dushqet dhe shelgjet ta përkëdhelin e ajrin

Për të zgjuar kënaqësinë e një shqetësimi divin?

Çfarë tu them pra engjëjve,

Në ditën e fundit të fitores sime, të dridhjeve të mia,

Të një jete që ka sfiluar para Zotave?

E di!

Dhe engjëlli i muzgut më përsërit jo rrallë,

Që vdekja ka nisur marshimin drejt meje,

Unë mendoj të fshihem në mesin e hardhive

Vreshtave të lashta në mëkatet e dobësive!

Ajo bën lojën e saj, qesh dhe paralajmëron të shumtit,

Dhe shpall që më ka dashur ka motit me ngulm,

Me një dashuri të mrekullueshme!

Pastaj do të vijë agu i së nesërmes,

Qartësia e butë, llamba e padukshme e shpirtit!

Do të shndrijë mbi vazot e dhembjes,

Duke zgjeruar të madhen perandori të luleve,

Për të bërë botën të flotojë në hijen e buzëqeshjes,

Me korin e Arkangjelit shndërruar në zana të ngrira.

PEISAZHE RUSE

(PAYSAGES RUSSES)

“Ty, o dhembje pafund-mizore, të thur lavdi,

Vdiq dje mes agonisë, mbreti me sytë gri!”

Anna Akhmatova

E kemi të vërtetën e madhe! Heshtjes ajo i është dhënë,

Një muzikë degësh të mbushura me dëborë nën hënë,

Një shkulminë gjaku që shkon e vjen në gjëmë,

Mes tempullit në flakë dhe qelqit të qorruar,

Të një errësire të dendur dhe vetmisë qëmotit harruar,

Mes boshësisë së luksit të kësaj dhome hoteli,

Dhe imazheve të së kaluarës që dynden nga helmi:

Qytete në solemne, dhe fusha pushtuar prej kërpit,

Dhe fjalë që ngjisin luginat e misterit,

Për të treguar hijet që nga pishat në tokë zbresin,

Në kurrizet e ketrave të ditur që nuk heshtin!

Shpresoja të isha e hekurt, e gjitha, e pathyeshme,

Duke mbjellë brenda meje oborrnaja me pemë të buta,

Duke mbrujtur në shikimet e gjata ëmbëlsinë e një miqësie!

Oh! Shpirti im, si mund të mbledhim copërat tona të thyeshme,

Për të qenë të fortë, në zemër dhe me një fytyrë epike?

Po! Tani e kemi këtë të vërtetë të madhe,

Sythe pemësh të sapo-hapura,

Në bardhësisë përthithëse të heshtjes,

Me syrin, të burgosur e njëmijë lot-derdhjeve,

Dhe zemrën, robeshë të një dënimi të paepur,

Dhe zërin përulësisht të butë,

Që këndon brenda kokës sime soprane.

Ka mes buzëve të mia që dridhen akull

Ftohtësie lindur nga lodhja pafund e mbrëmjes,

Shtatëdhjetë apokalipse në Himne fitoresh,

Engjëjt të cilët ndërtojnë puthje,

Në Mbretërinë e Unitetit Hyjnor tutje!

Në fund, fjalë që më kujtojnë largësinë,

Enjë liqeni ku flenë qetësisht librat, përshëndetjet,

Vrapoj drejt teje, jetë në thelb të qenies,

Përplas duart, dhe gjithçka zhduket:

O muzgje, që mbroni rënien e hijeve të mia,

Duke parë diej të portokallinjtë, dehur në shend,

Engjëll Eteri, ul shikimin tënd të ndritur drejt fjalëve të mia!

Zot, ki mëshirë për këngët e mia!

TE DUASH DO TE THOTE TE DISH

(AIMER EST SAVOIR)

« Si, voci non più udite si risvegliano. »

“Po, zërat që presim nuk rizgjohen kurrë”.

Mario Luzi

Të duash do të thotë të dish! Gjithçka të dish!

Pyesni engjëjt që bëjnë roje mbi puthjet tona!

“Po” – ju përgjigjet flladi shend-e-verë,

Që nuk i njeh fare, lartësitë e ëmbla të mjaltit.

“Po” – do të thotë bota, sferat qiellore, yjet,

Kometat fluturore, dhe atomet e urtë të heshtjes,

Që ndërtojnë eterin, këngët, poezinë.

Të duash, është e gjitha ajo çka zemra jonë di,

Duhet çdo ditë ta pranojmë këtë gjendje!

Është e gjitha. Më se e mjaftueshme,

Që trëndafilat të mund të lulëzojnë mes ditëve,

Dhe flladet të përkëdhelin fytyrën e qetë të fjalëve.

Të duash! Është e mjaftueshme që ylberi të banojë,

Në çeljen hyjnore miliona gonxheve,

Në puthjen e buzëve të ëmbla të heronjve!

Të duash është liri! Totalisht liri,

Thelbësim i thellë, fytyra supreme e librave,

Dëgjimi i britmës së shpirtit, kauza e pashtershme,

Turtulleshat që flenë gjumë,

Ideja dhe universi, bashkimi dhe feja,

Dhe ligji i fundit i dëshirave tona!

Të duash do të thotë të dish! Gjithçka të dish!

Është e gjithë përjetësia e shpirtrave të trazuar,

Luleve që nuk vyshken, të dashura dhe plot ngjyra,

Në natyrën e pavdekshme. Urtësia e mençur, historia e ëmbël,

E fatit tonë të tejdukshëm, vetmi sonë në mendime,

Apoteozë e një gjendje të thellë metapsikike,

Ligj i pashkruar sjellje bujare, dhe çiltërsi etike!

Po! Është e gjitha, çka zemra jonë di,

Ne duhet, pa ngurrim ti rinjohim,

Ditët kur engjëjt me fytyra të ndritura,

Zgjojnë brenda nesh zërat atikë,

Të qenies!

KRISHTLINDJE

(NOËL)

“Ja çfarë i kam ofruar vetes tashmë me anë përkushtueshmërinë dhe tani koha e ikjes time ka trokitur. Jam përleshur në beteja të vërteta, kam hapur rrugët e qëllimeve të mia, kam mbajtur gjallë në brenda meje besimin”

Epitafi i dytë i letrës së Palit drejtuar Timoteut, III 6-8

Ejani në përgjumjen time të qetë e të lirë,

Hije heraldike të së kaluarës!

A shpresoni-ju të merrni diçka prej meje?

Çmendoni për të bukurin udhëtim që kam përshkuar ,

Përgjatë orëve dhe viteve që tashmë kanë shkuar?

Ju e dini mirë tashmë, hije të zeza të së kaluarës,

Që nuk jam asgjë në urdhrin e dashurisë sublime!

Askush nuk ka tagër në rregullin engjëllor të qiellit!

Me përjashtim të një fryme të turpshme,

një valë parfumesh narciste në heshtje,

Disa çaste të nxehta, të largëta në shuarje,

Të një fëmijërie në mes të vreshtave!

Të një arome delikate të gjetheve të gjelbërta,

Njohur deri në thellësi droguese të rrenave të hershme,

Ose figura të fshira,

Varresh dhe personash që merren me harresën,

Kujtime ngjyrë blu, lëvizje harmonike të-të menduarit,

Shtëpi ndoshta të banuara, poema të rigjetura,

Rrethuar me njolla lagështire, krejt të zverdhura,

Sërish në harrese të braktisura,

Zukatje bletësh në të gjitha qiellinat,

Degë të panumërta , ose zulma të fisit të travluar,

Në fjalë të rreme!

Po! Jam kjo dhomë abstrakte e Krishtlindjes,

Vetmia e saj e gjitha, gjaku i saj gurgullues,

Prushi i një zjarri që shuhet ngadalë përgjatë natës,

Që ngjan se është plotësuar në delikatesën antike të vdekjes,

Silueta të çuditshme që vijnë ti zgjasin qenies vuajtjet,

Dhe burime shpirti që dredhen në lumin që gjarpëron luginës!

Qëndro zgjuar, hije lodruese e zjarrit,

Në hapësirën e dashurisë që gëzon një krijesë të mbetur,

Fshihet e fundit, e pavdekshmja shpresë!

Është krishtlindje,

Është çrrënjosja e dialogut të shpirtit pafajshëm,

Me fitoret e gjerdanëve të dashurisë

I lustroj.

AQ I MADH ESHTE GUXIMI I AGIMIT

(SI GRANDE EST LA HARDIESSE DE L’AURORE)

Dishepujt i thonë Zotit: “Rite brenda nesh besimin”.

Zoti thotë: “Nëse vërtet ju keni besim, të madh

sa një kokërr sinapi, do ti thoni pemës së manit:

“Shkulu-ti e shko e mbillu në det, dhe ai do t’ju bindet”

Ungjilli sipas Lukës XVI, 5-6

Eja, engjëlli i dritës së qartë,

afroje përballjen tënde deri tek goja ime,

vendosi duart e tua frymëzuese në gjuhën time,

thirre dëlirin në fjalët e sakta,

tejdukshmërinë e pacenuar në ekstazën e tingujve,

tërbimin e gjakut që zgjohet mes pasioneve,

Rrumbullakun e përjetshëm të viteve,

Rrethin e paprekshëm të ditëve,

Të butin entuziazëm të buzëve,

Shpërthimin rrezatues të syve,

Lëvizshmërinë e vazhdueshme të shpirtit në përjetësi.

Eja, engjëll i dritës në treshe qartësie,

Vendose kokën tënde me yje,

Në humnerat e zemrës sime, mbi grurin tashmë të pjekur!

Ah! Le të këndojmë sëbashku,

me një zë të artë, mbi stil të safirtë,

Në një ton madhështor si selvitë,

pishat dhe fieri i butë moskat,

dhe të lartat arra plor parfum,

Jeta është sublime, zemra është ekstrem përjetim,

Shpirti fluturon hapësirave të kaltra të adoleshencës

François de Gallaup de Chasteuil!

Hapni librat tuaj blu, qytete te eterosura të Azisë,

Vendosni rrobat tuaja të besimit, violete të zbehtë mbi gjelbërim,

Shkopinj ceremonie me kopër të brishtë,

Dhe tregomëni mua për jetën divine të këtij viti,

Shpejt, mos nguroni, për të disatën herë,

Dhe gjakut tim të dashuruar në shkëlqim thojani!

Si mund ta braktisim papritmas, si mund ta lëmë përgjithmonë,

Këtë thelb të hyjnishëm që ngre mirësinë e shtëpisë së tij,

Vështrimin e kristalët dhe të rruzët të shikimit të nënës,

Buzën që dridhet të babit ku duket dhimbja në buzëqeshje,

Përpara rrjedhjes së rrëshirës së vdekjes!

Thomëni, ju Serafinët e ditur, si mundet,

Të ndjehet djegia e të shenjtës Virgjëreshë,

Të lumes nënë të zotit tonë Jezus Krisht,

Me guaskë sedefi të ylbertë në qafën e saj,

Nën lëkurën e ndritshme të rinisë së saj të hershme,

Ka qenë e nevojshme të avullohet drejt agimit,

Për të ikur prej rrobës së saj e mëndafshit!

Si do të jetë drapri që do të presë tufën e kallëzave,

Si do të mund të gjendet flladi për këmbët e zambakut blu,

Si janë rrëzuar të ardhurit në pluhurin e Libanit,

Nën premtimin e rruzareve dhe vajtimeve të saj,

Kupolat sovrane të netëve me lutje,

Fshehin shkumën e mundimeve në rrotullim,

Përzier me burimin e vazhdueshëm të psalmeve,

Për Zotin dhe përjetësinë!

Tregomë mua shpirti im i lodhur, thjeshtësinë në urti,

Nga të thënat, më jep aromën divine

të boçës së thatë të pishës,

Engjëllorin kurues plot freski, ujin e burimit,

Shijen e kokrrës së ullirit mirë-gatitur,

fuqinë pa thyeshme të vetë dashurisë,

përkëdheljen e butë të yjeve,

të këndshmin, ushqim dehës të zemrës!

Përsëritni, ju lutem, tregoni për sytë e mi të hipnotizuar

Si mundem, i shtrirë në plaka të ndjej forcën e ikjes,

A mos do të jem ndoshta vërtet i vdekur,

Kur duart të bëhet në limit të tejdukshëm

Të ngjitura në dysheme fundit të vendit të shtrirjes,

Pema Qiellore trinitisë së shenjtë do më jetë Kryq i pastër!

Ah! Tregomëni pra, engjëj miq, hyjnorë ndërmjetësues,

Si do mundem nën perden e mjegullës

dhe ngjyrën e mjaltit të saj të freskët të fshihem

Kur Ai, misteri i marrjes dëgjon koret e yjeve divine,

që zhvendosen gjithkund dhe kullosin zërin e tyre vjollcë,

Qerpikëve të zhytur thyeshëm në ekstazë!

Si do mundem nën zjarrin e qerpikëve të saj mbyllur,

Duke jetuar në librin e shkruar të majave të shenjta,

Të mos dridhem, teksa i heshturi procesion i kryengjëjve,

Do të ketë vënë flatrat e bardha mbi kokat e zisë sublime,

Toka do të shembet, e ndriçuar nën hijen e ndershme puthjet!

Ah! Thomëni engjëj të begatshëm,

Si nëna e Zotit tonë, butësi rrezatuese,

Do ta shfaqë trupin e saj të bardhë dhe rrezatues,

Nën një liri drithëruese,

Mbuluar me një numër të pafund të ylberesh në qiell!

E në fund, thomëni mua Engjëj të heshtjes,

Kush do guxojë përballë agimit të përhortë,

Të ulet i gjunjëzuar

Përpara shpirtit të saj me bukuri trishtimi të përhortë

Ndoshta veç kjo zemër e ndezur si një llambë parfumuar,

Në kujtesën e ashpër të shekujve!

Ah! Mi thuaj të gjitha këto, Engjëll i Kujtesës Hyjnore

Dhe ju Engjëj, Engjëj...

Engjëjt e lirë të kohërave pas Krishtit!

ÇFARË MBETET E NDALUAR NË BUZËT E NJERIUT

(CE QUI DEMEURE INTERDIT)

“Wachs und werde zum Wald !

eine beseeltere

Vollentlühende Welt !”

“Mençurimi, bëhet një pyll!

Një botë ku penetron shpirti,

Dhe nis e lulëzon në plotësi!”

Friedrich Hölderlin

Tashmë ti po ikën! Brenda gjetheve që dridhen përhumbur

Të vendosesh mbrëmjes, pafundësisht në një dashuri të bukur!

Shko, zhduku, njomështi jete! Koha e mungesës ka ardhur,

Rigjeji brigjnajat me shi të atdheut tonë në stuhi lagur,

Ku një gjatësi udhëtimi në butësi brishtare zigzon,

Na dërgon si dikur drejt gjelbërimi qartësisht hapur,

Sërish na rikthen në shtëpitë tona të shenjta,

Drejt të pashtershmes buzëqeshje të ëmbël të nënës.

Vdekja pa ngut rrethon me errësirë fytin tim gulçues,

E dashura trishtesë mbyt buzëqeshjet e lumit të gjakut!

Të qara naive, lëvizje të ngërrçta që mendimet gjejnë,

Shurdhimi i lagësht që më mban me muaj nën kontroll,

Ditët e zymta, orët e athta, minutat dhe sekondat,

Ah! Çfarë të bëj me to?

Tashmë ti po ikën! Do të endesh nëpër livadhe!

Koha e pakthyeshme përgjumet në aget e syve!

Ti vrapon me të, në zemrën tënde,

lodron shpërndarja e fjalëve,

të bardha, rrezatuese, të virtytshme,

të buta sikurse dhe dëbora.

Veç fillesa agimore, dhe petale vjollcë harruar,

Parfumi i gemit të karafilit në çdo fjalë buzuar.

Shko! Eteri qiellor do të drejtojë shpirtin sovran

Drejt të qarave me mallëngjim gëzimi të fëmijërisë,

Drejt kodrave ku jeton atëgjyshi me zemër të hareshme,

Drejt pyjeve ku ndodhet unaza e bashkimit me rrugën e qumështit!

Shko! Butësia e ëmbël e puthjeve nuk i ka braktisur dridhjet!

Por ti, plot hov e njomështi, qëndro akoma me mua,

Rimerre muzikën e parfumuar të lamtumirës në qepallat e mia,

I bërë, o i butë, o shpëtues, që nga hapësira do të zhdukesh,

Grihet shpirti nga dhëmbëzat e ligështisë dhe miqtë e mi sëmuren,

Atë qe zemra ime thotë për ty, që të dua më shumë se veten,

Mbushet sërish qenia me ujë të pastër plot jetë e shpresë!

Lërmëni mua, në shijen e vetvetes,

Në admirim, pritje, shijim e shpresë,

Çfarë mbetet e ndaluar në buzët e njeriut!

VENDOSE PAMJEN TËNDE NË BRIGJET E KOHËS

(APPUIE TA FACE SUR LE RIVAGE DU TEMPS)

“Mos ki frikë, jam i pari dhe i fundit, në mes të gjallëve”

Apokalipsi sipas Gjonit , I, 17-18

Thuaje, thuaje më në fund me mendime apokaliptike...

Shko pra, o Lua, mos e turbullo më paqen e fluturave,

E artë me gjethe verdhuar, dashnorë dhe jetëdhënës,

Janë plepat e mëdhenj,

Nevojitet ti lini të rriten nën të kuqen e agimit,

Mentolin e qetë dhe livandën e lehtë

Ah! Ashtu si Anteu që nuk e braktis kurrë tokën,

Vetmia e saj në butësi, shija e saj për jetën, janë puthje shpëtimtare!

Ngopu-ti si Feniks Egjipti me perla të shenjta,

Me lagështirë në muzgje, viteve të gjata,

Dhe me alfabete të kaltra.

Mendimet e Cyparissos, bukuria e saj pamasë

Që bëjnë të tronditen buzët e Apollonit,

Përgjatë derdhjes së shpirtin mbi shpirtin e gjahtarit hijshëm,

Kthyer në pemë! Kërko si edhe ai në qiell,

Falënderimin mjaltor të lotëve që tharmojnë jetën,

Të rejat e një memorie pa hije!

Vendosje pamjet tënde mbi brigjet e kohës,

Dhe vëre dorën tënde përkundër gojës së gënjeshtrave,

Ky lum flake që rrjedh, i ritrembur shkon tutje,

Dhe në rikthim kthen të gjitha shenjat e letrave në bardhësi ,

Më të shndritshme nga jeta në jetë,

E prap i pakënaqur nga dita në ditë,

Kështu jam unë!

Uluni në barin e brishtë në rritje

Në qeshjet plot dritë të zogjve ,

Dhe pa qare, ndaj paqen tënde të lirshme,

Me avuj dashurie nëpër lugina!

Thuamë, a ke menduar për ikjen tënde,

Në rrugët e fundme ndërtuar me dritë hëne,

A mundem të vij deri tek aget e syve të tu,

Serafin shpërthyes në bukuri divine

Paris, e Shtunë, 3 korrik

Në festës e Shën Thomait,

Në vitin e nderuar 1999

NË VENDIN E DALLANDYSHEVE PA HIJE

(DANS LE PAYS DES HIRONDELLES SANS OMBRE)

“Kam për të hedhur në ditëlindje gjelbërimin tim të mbufatur me lule,

Uji i tij përzier me lotët e mi që në fund të fundit një pije funebër

tu jepet falas, të gjithë ju që flini gjumë”

Friedrich Hölderlin

Si kështu të gjithë paskan ikur,

Pa lot, pa fjalë, pa gjeste,

Pa një shikim të fundit mbi shtëpi,

Hapur për erërat e kohës!

Ah! Meqenëse zemra ka etje për zemrën,

Dhe shpirti ka uri për shpirtin!

Etje dhe uri pafund,

Gjiganteske, gjer në pamendim!

Bar i egër, krijomë mua tani një qiell të bukur,

Një fole të lehtë, një përrua që rrjedh,

Nën lëkurën time të rrudhur nga kujtimet,

Dhe kopilia e një fjale që ndoshta dikur kam dashur!

Si munden të gjithë të ikin nëpër natë!

Burimet, pemët, shiu dhe vera,

Zhurmat e njohura dhe erërat antike,

Thatësirat e mesha dhe mëllenjat këngëtare,

Me duar e tejmbushura me fruta të freskët,

Nën dallgëzimin e agimeve të himnizuara,

Dhe fundnajave të fushave dikur me fllad ushqyer!

Ah! Si të gjithë paskan shkuar pa thënë asgjë,

Pa mërmëritur nën dhëmbë fjalët e lamtumirës,

Duke mbartur të kuqen e lindjes së trëndafilave.

Gjykuesit e frigur kanë ikur,

lëvritja e prekjeve, mençuria e dehur,

Ndjerinat e artësuara në thelpisje rrezesh

Vullneti i bukur, të qeshurat e karajfileve te ndezur,

Ekuacionet e larta të yjeve, në ndërlikimin e paepur

Foletë e mbrojtura, shushurima e zgjuar e shkurreve,

Pluhuri ngushëllues dhe rregulli rrënjësor i manastirit!

O mërzi! O mërzi! Ndjeshmëri që vlen, mike qe s’ më ike

Qëndro këtu? Qëndromë gjer në fund besnike e çmendur,

Kjo heshtje ku asgjë nuk mbin e nuk rritet,

Si vendi i dallëndysheve pa hije,

Botë pa kujtime, pa sy, pa tokë!...

Flini në krahët e rrënjëve të nxehta, në vdekjet e mia,

Prindër të dashur, vëllezër, motra, miq,

Paraardhës krenarë, thjesht në dhe duke pushuar,

Përmbi barin e gjelbër ku jeton përjetësia!